Barcelona ka dështuar ndër vite t’i transferojë disa lojtarë që i ka kërkuar, duke vënë në presion të lartë Jose Maria Bartomeun.
Presidenti i Blaugranasve po kritikohet ashpër për punën që ka bërë ndër vite, pasi ka dështuar në të shumtën e transferimeve.
Për një dekadë, Bartoemu ka shpenzuar afro një miliard euro për prurjet e reja, mirëpo që shumica e lojtarëve që kanë luajtur në Camp Nou, kanë dështuar të tregojnë vetë.
Marca ka përpiluar një formacion me lojtarët që skuadra katalunase i ka kërkuar me ngulm, mirëpo ka dështuar t’i transferonte.
Iniggo Martinez i Athletic Bilbaso, Eric Garcia i Manchester Cityt dhe Matthijs de Ligt i Juventusit, ishin mbrojtësi që i kërkoi Barcelona.
Ne mesfushë ishin lojtarët si, Adrien Rabiot i Juventusit, Marco Verrati i Paris Saint-Germain dhe në krah me Rodrigo i Leeds i Uniyed dhe Angel di Maria i PSG-së.
Në sulm dështuan të rikthenin Neymarin nga klubi parisien, derisa në këtë evrë kërkuar Lautaro Martinezin e Interit dhe Memphis Depayn e Lyonit. /Telegrafi/