Telegrafi

Formacioni i Juventusit me De Ligt në skuadër

(Foto: JuventusFC/Twitter/DailyMail)

Pas transferimit të Matthijs de Ligt, Juventusi duket skuadër mjaft e fortë dhe konkurrent serioz për trofetë e mëdha para fillimit të sezonit 2019/2020.

Gjatë këtij afati kalimtar, Zonja e Vjetër ka bërë disa përforcime duke e rikthyer portierin legjendar Gianluigi Buffon, i cili është transferuar me parametrat zero, së bashku me Aaron Ramsey e Adrien Rabiot.

Lexo po ashtu Juventus

Merih Demiral e Luca Pellegrini janë emrat tjerë që iu janë bashkuar Bianconerëve gjatë kësaj vere. Ndërkohë, Daily Mail Sport ka bërë një prej formacioneve të mundshme, me të cilat mund të luajë Maurizio Sarri në edicionin e ri.

Sistemi i lojës në këtë formacion është 5-3-2 (edhe pse nuk është i preferuari i strategut italian), me Paulo Dybala e Cristiano Ronaldo në fazën e sulmit, ndërkohë që Rabiot është rezervë, duke qenë se mesfushën e përbëjnë Miralem Pjanic, Ramsey dhe Emre Can.

Ndërkohë në qendër të mbrojtjes De Ligt është së bashku me Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin. /Telegrafi/

(Foto: Facebook/Daily Mail Sport)