Superliga e ka mbyllur javë e dytë me ndeshje mjaftë interesante, ku nuk kanë munguar as befasitë.
Humbja e Dritës në shtëpi nga Flamurtari ka bërë lojtarët kuqezi ta pushtojnë formacionin e javës.
Prishtina po ashtu ka marr fitore të madhe ndaj rivalit të përbetuar Trepçës ’89.
Llapi ka fituar si mysafir 3-0 ndaj Ballkanit, ndërsa Ferizaj ka marr fitore si vendas ndaj Lirisë.
Telegrafi ka zgjedhur më të dalluarit e javës së dytë.
Portier
Edhe pse paraqitje të mirë kishin Flamur Neziri (Flamurtari), Arion Ymeri (Drenica) dhe Florijan Smakiqi (Feronikel), pozita e portierit i takon Visar Bekajt.
Bekaj që ka qenë kapiten në ndeshje me 89-shin me disa pritje bëri që skuadra të del me fitore dhe me portë të pamposhtur.
Ai pas paraqitjeve të mira është ftuar edhe nga Kosova A.
Mbrojtja
Në xhiron e dytë u panë mbrojtje të forta dhe të organizuara. Mbrojtësi i Ferizajt, Ervin Kaçar ka lënë të kënaqur të gjithë me paraqitjet e tij.
Depërtimet nga e djathta ishin specialitet i tij në ndeshjen ndaj Lirisë.
Në qendër është Leotrim Bekteshi, mbrojtësi që fitoi çdo duel në ndeshjen me 89-shin. Pak fjalë, por punë shumë për mbrojtësin e ardhur nga Gjilani.
Në qendër të mbrojtjes është edhe kapiteni i Flamurtarit, Veton Kabashi.
Ai e shënoi golin që e nisi rikthimin e madh.
Në të majtë Gentrit Dumani. Mbrojtësi ka rilindur prej se ka kaluar te Flamurtari nën urdhrat e Arsim Thaqit.
Mesfusha
Mentor Zhdrella. Mesfushori i Llapit, ishte i jashtëzakonshëm kundër Ballkanit. Një gol dhe një asistim për tri pikët e para këtë edicion për llapjanasit.
Drenica nuk fitoi në shtëpi, por Qemail Elshani ishte më i dalluari në ndeshje me Feronikelin.
Në krah Gauthier Mankenda. Enigmë e pazgjidhur për Trepçën ’89. Anësori bëri që trajner Gugash Magani ta ndërrojë pas pjesës së parë Dardan Çerkinin, ndërsa të njëjtën gjë e pësoi edhe Muharrem Jashari që ndërroi pozicion.
Më meritori për golin e parë të Prishtinës dhe fitoren në përgjithësi.
Në krahun tjetër Ansi Nika më i dalluari te Gjilani në fitoren ndaj KEK-ut. Gjuajtje, driblime dhe pasime të bukura nga djaloshi që erdhi nga Laçi këtë edicion.
Sulmi
Alban Shillova është emër i njohur te Drita, por për një kohë do të mbahet mend për të keq nga tifozët gjilanas.
Sulmuesi shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Dritës në 10 minutat e fundit, duke e quar në tre numrin e golave.
Më të në krah Ahmed Januzi i Llapit, që po ashtu shënoi dy herë ndaj Ballkanit.
Ai tregoi formë të lartë në këtë ndeshje. /Telegrafi/
Formacioni i Javës së II-të