Liga Premier e ka mbyllur javën e saj të 27-të me disa rezultate mjaftë befasuese.
Edhe pse derbi i Anglisë, Manchester United ka befasuar Arsenalin duke e mposhtur 3:2 edhe pse kishte mbi 10 mungesa në formacion.
Kështu në formacionin e javës nga ‘Djajtë e Kuq’, janë tre futbollistë të talentuar si Varela në mbrojtje, Depay në mesfushë dhe Rashford në sulm.
Chelsea prezantohet me mbrojtësin Branislav Ivanovic, ndërsa në mbrojtje ka vend edhe për nga një lojtar të Leicesterit si Morgan dhe të Tottenhemit që fitoi me rikthim falë një goli të Dany Rose.
Arnautovic, Eriksen dhe Gardner janë lojtarët tjerë në mesfushë, ndërkohë në sulm së bashku me Rashfordin ndodhet edhe Wickham. /Telegrafi/