Site icon Telegrafi

Formacioni i javës në Ligën Premier (Foto)

Ka përfunduar java e 15-të në elitën e futbollit anglez.

Chelsea ka shënuar një fitore minimale 1-0 ndaj WBA-së për ta ruajtur lidershipin në Angli.

Ndërkohë fitore tejet të vlefshme shënoi edhe Manchester United 1-0 ndaj Tottenham Hotspurs, ndërkohë Arsenali triumfoi me lehtësi ndaj Stoke Cityt.

Liverpool dështoi të triumfoi ndaj West Ham duke luajtur baras 2-2, ndërsa kampioni në fuqi Leicester City triumfoi 4-2 ndaj pretendentit për titull, Manchester City.

Në formacionin e javës në Angli të publikuar nga ‘goal.com’, ka shumë befasi pasi nga lideri i Anglisë nuk është përfshirë asnjë lojtar ashtu si nga Liverpool.

United prezantohet me dy futbollistë siç janë Phil Jones dhe Ander Herrera, ndërsa nga Arsenali është vetëm Mesut Ozil. /Telegrafi/

Exit mobile version