Është zgjedhur edhe formacioni më i mirë i ditës së 12-të në Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Në ditën e hënë janë zhvilluar gjithsej katër ndeshje, ku dy ishin nga Grupi A dhe dy tjera nga Grupi B.
Pas këtyre ndeshjeve nga Grupi A e siguruan kalimin Uruguai dhe Rusia, ndërsa nga ai B ishin Spanja dhe Portugalia.
Faqja e njohur B/R Football ka përpiluar formacionin edhe për ditën e 12-të të Kupës së Botës, ku dominohet nga lojtarët e Uruguait.
Portier: Essam El Hadary (Egjipt)
Mbrojtës: Dani Carvajal (Spanjë), Romain Saiss (Marok), Diego Godin (Uruguai), Diego Laxalt (Uruguai)
Mesfushorë: Nahitan Nandez (Uruguai), Andres Iniesta (Spanjë), Salman Al Faraj (Arabia Saudite)
Sulmues: Nordin Amrabat (Marok), Luis Suarez (Uruguai), Isco Alarcon (Spanjë)
/Telegrafi/
Formacioni i ditës së 12-të: