Telegrafi

Formacioni i dështakeve të xhiros së Ligës së Kampionëve, komplet Arsenal – Barcelona (Foto)

Barcelona pësoi humbje të papritur prej skuadrës franceze të Paris Saint Germain me rezultat 4-0.

E kjo humbje e Barcës, i ka bërë vend shumë lojtarëve të gjejnë veten në formacionin e të dështuarve të xhiros së Ligës së Kampionëve.

Goal.com ka përfshirë edhe disa futbollistë të Arsenalit, të cilët pësuan humbje të thellë kundër Bayuern Munichut me rezultat 5-1, transmeton Telegrafi.

“MSN” e ekipit katalonas për herë të parë në histori janë listuar në një formacion negativ që kur luajnë së bashku.

Gjithashtu vërehet edhe prezenca e Shkodran Mustafit në formacionin e dështakëve. /Telegrafi/