Telegrafi

Formacioni i dështakëve të javës në Ligës Premier, pesë nga Unitedi, dy nga Chelsea dhe një shqiptar (Foto)

Xhiro e pestë në Ligën Premier nuk ishte më e mira për disa emra të mëdhenj të futbollit.

‘Goal.com’ ka publikuar formacionin me futbollistët e dështuar të javës në Ligën Premier.

Sipas portalit të madh sportiv, skuadra më e dështuar e javës shihet të jetë, Manchester United, që ka pesë futbollistë në formacion.

Lexo po ashtu Formacioni i javës në Ligën Premier (Foto)

Emra të mëdhenj si Zlatan Ibrahimovic, Wayne Rooney, De Gea, Gary Cahill dhe Jack Wilshere janë pjesë e këtij formacioni.

Në formacionin e të dështuarve të javës ka zënë vend edhe futbollisti nga Kosova, Adnan Januzaj. /Telegrafi/