Telegrafi

Formacioni i dështakëve të javës në Angli, Xhaka pjesë e tij (Foto)

Arsenal ka dëshpëruar të gjithë me humbjen 2-1 ndaj Manchester Cityt.

Skuadra londineze ishte duke udhëhequr 0-1 pas pjesës së parë por që dështuan ta mbanin epërsinë e krijuar.

Kësisoj në formacionin më të dobët të javës në Ligën Premier është edhe Granit Xhaka nga Arsenali.

‘Topçinjtë’ në këtë formacion prezantohen edhe me dy lojtarë tjerë si mbrojtësin Monreal dhe mesfushorin Mesut Ozil.

Në sulm janë dy sulmuesit Christian Benteke dhe Jamie Vardy që mori një karton të kuq ndaj Stoke City. /Telgrafi/