Telegrafi

Formacioni i dekadës në Serie A me lojtarët që janë aktivizuar më së shumti

Faqja e specializuar e transferimeve, Transfermarkt ka përpiluar formacionin e dekadës në Serie A me futbollistët që kanë luajtur më shumë minuta.

Serie A është njëri nga kampionatet më të forta në Evropë, por edhe më të vështirat njëkohësisht.

Të luajturit në këtë ligë padyshim se është i vështirë, por shumë lojtarët e kanë provuar të kundërtën.

Lexo po ashtu Mesatarja e golave në Serie A në dekadën e fundit – sulmuesi që luan aktualisht në Iran ‘sundon’ mbi Ronaldon, Cavanin e Lukakun

Disa nga ta janë bërë sinonim i kampionatit duke luajtur për shumë vite me radhë dhe shumicën e ndeshjeve brenda sezonit.

Faqja e specializuar e transferimeve, Transfermarkt ka përpiluar formacionin e dekadës në Serie A me futbollistët që kanë luajtur më shumë minuta.

Lojtari që ka luajtur më shumë minuta në këtë dekadë është portieri i Interi, Samir Handanovic me rreth 33 mijë minuta lojë.

Handanovic, lojtari me më shumë minuta këtë dekadë në Serie A

Pas tij vijnë emra tjerë të njohur si Leonardo Bonucci, Radja Nainggolan, Rodrigo Palacio, Marco Parolo dhe Fabio Quagliarella.

Në formacion gjenden edhe emra tjerë si Danilo, Antonio Candreva, Antonio Di Natale, Marek Hamsik, Alejandro Gomez dhe i ndjeri Davide Astori. /Telegrafi/