Telegrafi

Formacioni i Chelseat me Moratan në sulm (Foto)

Morata ishte afër kalimit te Manchester United, por marrëveshja kolapsoi.

Kampionët e Anglisë, janë përforcuar me Alvaro Moratan.

Chelsea i sezonit të ri pritet të ketë ndryshime në formacionin e parë, pas transferimeve të Antonio Rudiger, Tiemoue Bakayoko dhe së fundmi Alvaro Moratas.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Chelsea

Trajneri, Antonio Conte, pritet të luajë me formacionin 3-4-3, ku sulmit do t’i prijë pikërisht ish-sulmuesi i Realit, i ndihmuar edhe nga dyshja, Eden Hazard dhe Pedro.

Nga një vend në formacion pritet të kenë edhe Bakayoko e Rudiger dhe me këtë ekip Conte synon të mbrojë titullin në Angli dhe të paraqitet sa më mirë në Evropë, për të kërkuar trofeun e Ligës së Kampionëve. /KP/Telegrafi/