Telegrafi

Formacioni i Arsenalit që e ka mposhtur për herë të fundit Cityn në Ligën Premier

(Foto: The Sun)

Të mërkurën mbrëma, Arsenali është nikoqiri i Manchester Cityt në përballjen e dy kryesuesve të Ligës Premier që garojnë për titullin e Anglisë.

Por, kanë kaluar më shumë se shtatë vjet prej se Topçinjtë kanë fituar për herë të fundit ndaj Citizens në kampionatin anglez.

Në 13 ndeshjet e fundit ndërmjet këtyre skuadrave, City ka fituar 11 herë, ndërsa dy sfida janë mbyllur baras.

Hera e fundit kur Arsenali ka fituar ndaj klubit nga Etihad në një ndeshje të Ligës Premier, ka ndodhur në dhjetor të vitit 2015.

Asokohe, Theo Walcott dhe Olivier Giroud ishin golashënues në Emirates Stadium duke shkuar në pushim me rezultat 2-0. Në fraksionin e dytë, Yaya Toure e ngushtoi rezultatin, mirëpo ishte shumë vonë për të nxjerrë barazim dhe Topçinjtë fituan me rezultat 2-1.

Lexo po ashtu ‘Nuk flasim për ta’ – Xhaka dhe Arsenali injorojnë Cityn në garën për titull

Në atë ndeshjes, mesfushori kreativ, Mesut Ozil, dhuroi dy asistime dhe u shpall futbollisti më i mirë i ndeshjes.

(Foto: The Sun)

Formacioni i zgjedhur nga trajneri Arsene Wenger që e mposhti Man Cityn në dhjetor të vitit 2015:

Portier: Petr Cech.

Mbrojtës: Hector Bellerin, Per Mertesacker, Laurent Koscielny, Nacho Monreal.

Mesfushorë qendrorë: Aaron Ramsey, Mathieu Flamini.

Mesfushorë ofensivë: Theo Walcott, Mesut Ozil, Joel Campbell.

Sulmues: Olivier Giroud.

Zëvendësues: Kieran Gibbs, Alex Oxlade-Chamberlain, Calum Chambers.


Në atë sezon, Arsenali përfundoi në vend të dytë, dhjetë pikë prapa kampionit Leicester City. Manchester City zuri vendin e katërt. /Telegrafi/