Telegrafi

Formacioni me 11 yje që mund të transferohen falas këtë verë  

Foto: Getty Images/The Sun

Afati kalimtar është i hapur që disa ditë në disa kampionate evropiane dhe në disa të tjera është hapur sot më 1 korrik.

Data 1 korrik do të thotë edhe përfundimi i kontratave për shumë futbollistë me skuadrat e tyre.

Nga sot (e hënë) ata mund të transferohen ku të duan si futbollistë të lirë, ndërsa disa nga ta si Diego Godin, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot veçse u zyrtarizuar tek skuadrat e reja.

Lexo po ashtu Afati kalimtar i verës deri më tani: Mbi 240 transferime dhe 1.9 miliard euro të shpenzuara

Mediumi britanik The Sun, ka përpiluar një formacion me 11 yje të njohura të futbollit që mund të transferohen si lojtar të lirë.

Në portë është holandezi Michel Vorm, ndërsa mbrojtja përbëhet nga lojtar si Dani Alves, Thomas Vermaelen, Gary Cahill dhe Alberto Moreno.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Në mesfushë lojtarët që mund të transferohen falas janë Yohan Cabaye, Samir Nasri, Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Sulmi përbëhet nga lojtar si Danny Welbeck dhe Daniel Sturridge. /Telegrafi/