Telegrafi

Formacionet zyrtare: West Ham – Arsenal, starton Xhaka

West Ham United dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në kuadër të javës së 16-të në Ligën Premier.

Derbi lokal që fillon në ora 21:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Olympic Stadium’ në veri të Londrës.

‘Çekanët’ për këtë takim nuk do të mund të llogarisin në Lukasz Fabianski dhe Manuel Lanzinin, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, The Gunners do të jenë vetëm pa Dani Ceballos, që po ashtu është i lënduar.

Topçinjtë duhet ta fitojnë patjetër këtë përballje, pasi aktualisht janë në pozitën e 11-të me 19 pikë të grumbulluara.

Formacioni startues i West Hamit: Martin, Fredericks, Ogbonna, Balbuena, Cresswell, Rice, Noble, Snodgrass, Fornals, Anderson, Antonio.

Formacioni startues i Arsenalit: Leno, Bellerin, Chambers, Sokratis, Tierney, Torreira, Xhaka, Pepe, Ozil, Martinelli, Aubameyang. /Telegrafi/