Telegrafi

Formacionet zyrtare: Villarreali shpreson në befasi, Liverpooli më pranë finales

Në Estadio de la Ceramica zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Villarrealit dhe Liverpoolit.

Redsat regjistruan fitore prej 2-0 në sfidën e parë të zhvilluar në Anfield dhe kanë përparësi të madhe për të vazhduar në finale.

Ndërkaq, Nëndetësja e Verdhë ka ditur të bëjë befasi këtë edicion dhe pritet të shihet si do të jetë reagimi kësaj radhe.

Strategët Unai Emery dhe Jurgen Klopp i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë sfidë të rëndësishme dhe i kanë zgjedhur formacionet me të cilat do ta fillojnë ndeshjen.

Formacioni startues i Villarrealit: Rulli; Foyth, Albiol, Pau Torres, Estupinan; Parejo, Capoue, Coquelin; Lo Celso, Gerard Moreno, Dia.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Keita, Fabinho, Thiago; Salah, Sadio Mane, Diogo Jota.

/Telegrafi/