Telegrafi

Formacionet zyrtare: Valencia – Barcelona, nuk starton Coutinho

Barcelona është një hap pran finales së parë të këtij viti – Copa del Rey.

Katalunasit do të kenë një ballafaqim të vështirë kundër Valencias në kuadër të takimit të dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

Takimi i parë mes këtyre dyja skuadra i zhvilluar në Nou Cam i takoi blaugranave me rezultat minimal prej 1-0.

https://www.youtube.com/watch?v=qBWXQeAjnKk

 

Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku shihen disa ndryshime të vogla.

Ernesto Valverde nuk do ta ketë sërish në dispozicion sulmuesin Ousmane Dembele.

Andreas Pereira nuk do të jetë nën urdhrat e trajnerit Marcelino, i cili beson në fitoren e skuadrës së vetë.

Tashmë finalisti i parë i kësaj gare prestigjioze spanjolle është Sevilla, e cila eliminoi mbrëmjen e kaluar Leganesin.

Valencia: Jaume, Montoya, Paulista, Garay, Gaya, Coquelin, Parejo, Kondogbia, Rodrigo, Vietto dhe Zaza.

Barcelona: Cillessen; Sergi Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Busquets, Rakitic, Iniesta, Andre Gomes; Messi dhe Suarez.