Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Unitedi dhe Milani në duelin e parë në Ligën e Evropës

Manchester Unitedi dhe Milani zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Stadiumi në Old Trafford do të jetë arena e sfidës së parë ndërmjet këtyre skuadrave, të cilat do të tentojnë të nxjerrin rezultatin sa më të përshtatshëm para takimit kthyes.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Stefano Pioli, të cilët i kanë përgatitur skuadrat për këtë sfidë.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Telles; McTominay, Matic; Greenwood, Bruno Fernandes, James; Martial.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Dalot; Meite, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Krunic; Leao.

/Telegrafi/

Exit mobile version