Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: United dhe Liverpool në duelin kryesor të javës së nëntë

Old Trafford është arena e kryendeshjes së javës së nëntë të Ligës Premier ndërmjet Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.

Djajtë e Kuq qëndrojnë në vend të shtatë në renditje me 14 pikë, nga katër fitore, dy barazime dhe dy humbje.

Në anën tjetër, Redsat kanë arkëtuar 18 pikë, nga pesë fitore, tri barazime dhe asnjë humbje, ndërsa mbajnë vendin e tretë në tabelë.

Nuk do të mungojë edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Ole Gunnar Solskjaer dhe Jurgen Klopp, të cilët i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea; Shaw, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Fred, McTominay; Greenwood, Fernandes, Rashford; Ronaldo.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Robertson, van Dijk, Konate, Alexander-Arnold; Keita, Henderson, Milner; Jota, Firmino, Salah.

/Telegrafi/

Exit mobile version