Telegrafi

Formacionet zyrtare, Turqi – Shqipëri: Kuqezinjtë për fitore

Shqipëria sot do ta ketë një prej përballjeve më të forta në fazën kualifikuese për në Euro 2020, ku do të përballet me Turqinë.

Shqipëria ka 9 pikë, ndërsa Turqia ka 12, ku një fitore do ta kthente në garë fuqishëm për kualifikim.

Trajneri Edy Reja, ka vuajtur paksa për formacionin, pasi lëndimit të Elseid Hysajt.

Në mbrojtje janë Gjimshiti, Dermaku, Ismjajli dhe Veseli. Në mesfushë është vendosur Gjasula, Lenjani, Bare, Memushaj.

Sulmi i është besuar Sokol Cikaleshit dhe Rey Manaj.

Në anën tjetër trajneri Senol Gunes, nuk i ka kursyer yjet kryesor, pasi nga minuta e parë luajnë emra si Belozoglu, Tosun e Calhanoglu.


Turqia: Gunok, Celik, Demiral, Belozoglu, Tufan, Tosun, Calhanoglu, Umut Meras, Tekdemir, Jilmaz, Aihan. Trajner: Senol Gunes.

Shqipëria: Strakosha, Gjimshiti, Dermaku, Ismajli, Veseli, Bare, Gjasula, Lenjani, Memushaj, Cikalleshi, Manaj. Trajner: Edi Reja


/Telegrafi/