Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Tri pikët janë objektiv i Milanit në takimin ndaj Cagliarit

Milani është nikoqir i Cagliarit në San Siro për ta zhvilluar ndeshjen e parafundit sezonale në Serie A.

Rossonerët pozicionohen në vend të katërt në renditje, me një pikë prapa Napolit që ndodhet në vend të tretë dhe pikë të barabarta me Juventusin që ndodhet një vend më poshtë.

Cagliari e ka siguruar mbijetesën në Serie A, ashtu që nuk ka ndonjë objektiv në këtë takim.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Dy trajnerët Stefano Pioli dhe Leonardo Semplici i kanë përgatitur formacionet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Milanit: Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Rebic.

Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Ceppitelli, Godin, Carboni; Nandez, Deiola, Marin, Lykogiannis; Nainggolan; Joao Pedro, Pavoletti.

/Telegrafi/

Exit mobile version