Telegrafi

Formacionet zyrtare: Tottenhami dhe City zhvillojnë duelin anglez në Ligën e Kampionëve

Tottenham Hotspur është nikoqir i Manchester Cityt për të zhvilluar duelin e skuadrave angleze në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky është ndeshja e parë, prandaj objektivi i Spursave do të jetë që të shënojnë fitore duke mos pranuar gola, ndërkohë që plani i mysafirëve është që të realizojnë gola në terren mysafir.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Pep Guardiola i kanë përgatitur taktikat e tyre të lojës për këtë ndeshje.

Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris (C), Trippier, Alderweireld, Vertonghen, Rose, Sissoko, Winks, Eriksen, Dele, Son, Kane.

Formacioni startues i Manchester City: Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Delph, Fernandinho, Gundogan, Silva (C), Mahrez, Sterling, Aguero.

Banka rezervë e Manchester Cityt: Arijanet Muriqi, Kompany, Stones, De Bruyne, Sane, Jesus, Foden.

Ndeshja tjetër çerekfinale këtë mbrëmje (e martë) zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Portos. /Telegrafi/