Tottenham Hotspur është nikoqir i Ajaxit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Spursat arritën deri në këtë fazë të garës më të madhe evropiane për klube duke eliminuar Manchester Cityn, ndërsa skuadra holandeze në çerekfinale e eliminoi Juventusin.
Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Erik ten Hag i kanë gati formacionet e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Tottenham Hotspur: Lloris (C), Trippier, Sanchez, Alderweireld, Vertonghen, Wanyama, Rose, Eriksen, Dele, Lucas, Llorente.
Formacioni startues i Ajaxit: Onana, Veltman, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Blind, Schone, de Jong, Ziyech, Tagliafico.
Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet të mërkurën ndërmjet Barcelonës dhe Liverpoolit. /Telegrafi/