Barcelona është mysafire e Sevillas në ndeshjen e parë në kuadër të çerekfinale të Kupës së Mbretit.
Edhe pse Barça shikohet favorite, me shumë mundësi nuk do të jetë një ndeshje e lehtë pasi vendasit në këtë sezon po kalojnë në një formë të mirë.
Nga minuta e parë Ernesto Valverde ka vendosur të luajë me blerjen e fundit Kevin Prince Boateng, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:
Sevilla: J uan Soriano; Sergi Gómez, Mercado, Kjaer; Jesus Navas, Banega, Amadou, Sarabia, Escudero; Promes, Ben Yedder.
Barcelona: Cillessen; Semedo, Pique, Lenglet, Sergi Roberto; Arthur, Aleñá, Rakitic; Malcom, Boateng, Vidal.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet në Camp Nou më 30 janar 2019. /Telegrafi/