Telegrafi

Formacionet zyrtare të El Clasicos: Ancelotti me disa ndryshime, Xavi iu beson yjeve

Real Madridi pret Barcelonën në ndeshjen e njohur si El Clasico, që zhvillohet në kuadër të javës së 32-të të La Liga.

Mbretërit vijnë në këtë takim si lider me 78 pikë, tetë më shumë se sa Barcelona që është e dyta.

Carlo Ancelotti ka bërë publik formacionin, ku starton me Luka Modric nga minuta e parë, ndërsa në sulm janë Vini Junior dhe Rodrigo të mbështetur nga Jude Bellingham.

Në anën tjetër, Xavi i ka besuar Lamine Yamal, Robert Lewandowskit dhe Raphinha, ndërsa në mbrojtje starton Pau Cubarsi.

Ndeshja fillon në ora 21:00, ku një fitore e mbretërve do t’i afronte drejt titullit, ndërsa e kundërta, një fitore e katalansave, do ta hapte paksa luftën për titull.


Real Madrid: Lunin; Lucas, Tchouameni, Rüdiger, Camavinga; Modric, Kroos, Valverde, Bellingham, Vinicius, Rodrygo.

Barcelona:Ter Stegen; Koundé, Araújo, Cubarsí, Cancelo; Christensen, Gündogan, De Jong; Raphinha, Lamine Yamal,  Lewandowski.


/Telegrafi/