Arsenali dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 15-të në Ligën Premier.
Topçinjtë janë nikoqir të Bluve në derbin e zjarrtë lokal, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin Emirates me fillim nga ora 18:30.
Ekipi i Mikel Artetas vjen nga një seri e tmerrshme prej shtatë ndeshjeve pa fitore dhe synon këndelljen me një fitore ndaj rivalëve të urryer lokal.
𝗥𝗲𝗮𝗱𝘆. ✊
📍 Emirates Stadium#ARSCHE pic.twitter.com/JW7fhc4oNH
— Arsenal (@Arsenal) December 26, 2020
Në anën tjetër, ekipi i Frank Lampard ka pasur formë më të qëndrueshme dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive edhe nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, ku Granit Xhaka luan nga minuta e parë për vendasit.
Arsenal: Leno; Bellerin, Holding, Pablo Mari, Tierney; Saka, Elneny, Xhaka; Smith-Rowe, Lacazette, Martinelli
Chelsea: Mendy; James, Zouma, Thiago Silva, Chilwell; Mount, Kovacic, Kante; Werner, Abraham, Pulisic
/Telegrafi/