Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit të Ligës Premier: Tottenham – Liverpool

Tottenham Hotspuri dhe Liverpooli i kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen kryesore të javës së 22-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 18:30 do të zhvillohet në stadiumin “Tottenham Hotspur Stadium’ e që do të jetë një përballje për t’u mos u humbur.

Jose Mourinho për këtë takim do të ketë shumë mungesa si, Ben Davies, Harry Kane, Hugo Lloris, Tanguy Ndombele dhe Moussa Sissokos, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Jurgen Klopp do të jetë pa lojtarët si, Nathaniel Clyne, Naby Keita e James Milner, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Tottenhamit: Gazzaniga, Aurier, Tanganga, Alderweireld (C), Sanchez, Rose, Winks, Eriksen, Dele, Lucas, Son.

Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson, Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson, Henderson, Wijnaldum, Oxlade-Chamberlain, Mane, Salah, Firmino. /Telegrafi/