Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Serie A: Milan – Napoli

Milan – Napoli, do të jetë ndeshja kryesore e javës së 13-të në Serie A.

Rossonerët janë nikoqir i napolitanëve në ndeshjen që fillon në ora 18:00 në San Siro.

Milani në këtë takim nuk do të mund të llogaris në Hakan Calhanouglun dhe Ismael Bennacer, shkaku i numrit të plotësuar të kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Napoli do të jetë vetëm pa Kevin Macuit, që është i lënduar.

Napoli aktualisht gjendet në vendin shtatë me 19 pikë, derisa Milani është në të 14-in me 13 sosh.

Formacioni startues i Milanit: Donnarumma, Conti, Musacchio, Romagnoli, Hernandez, Krunic, Biglia, Paqueta, Suso, Piatek, Bonaventura.

Formacioni startues i Napolit: Meret, Di Lorenzo, Maksimovic, Koulibaly, Hysaj, Callejon, Allan, Zielinski, Elmas, Lozano, Insigne. /Telegrafi/

Exit mobile version