Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Itali: Inter – Juventus

Interi dhe Juventusi i kanë publikuar formacionet zyrtare në kuadër të përballjes së dytë në javën e shtatë në Serie A, e që do të jetë ndeshja kryesore, ndryshe që njihet me emrin derbi “D’Italia”.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Giuseppe Meazza’, e që do të jetë një ndeshje për t’u mos u humbur.

Nerazzurët në këtë takim nuk do të mund të llogarisin në Alexis Sanchezin që është i suspenduar nga fitorja 3-1 ndaj Sampdorias.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër do të jetë pa lojtarët si, Giorgio Chiellini, Douglas Costa, Danilo, Mattia de Sciglio dhe Mattia Perin, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Interit: Handanovic, Godin, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah, Lautaro, Lukaku.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Dybala, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Exit mobile version