Telegrafi

Formacionet zyrtare të derbit në Ligën e Kampionëve: Real Madrid – Manchester City

Real Madridi do të jetë sonte nikoqir i Manchester Cityt për përballjen në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Për këtë ballafaqim, Zinedine Zidane do të jetë pa Eden Hazardin dhe Marcos Asension, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë vetëm në Leroy Sanen, që po ashtu është i lënduar.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois. Carvajal, Varane, Ramos, Mendy. Casemiro, Modric, Valverde, Isco. Benzema, Vinicius Jr.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Laporte, Otamendi, Mendy, Rodrigo, Gundogan, Mahrez, De Bruyne (C), Bernardo, Jesus. /Telegrafi/