Arsenali është mysafir i Stoke Cityt për ndeshjen e dytë kampionale në Ligën Premier.
Topçinjtë e fituan ndeshjen e xhiros së parë kundër Leicester Cityt (4-3), ndërsa Poçarët pësuan në udhëtim nga Evertoni (1-0).
Mark Hughes do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv në këtë takim, kurse Arsene Ëenger do të tentojë të vazhodjë me fitore.
Për më shumë, ky është edhe një duel i shqiptarë, kur kihet parasysh se Xherdan Shaqiri mbron ngjyrat e Stoke, derisa Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi ato të Arsenalit.
Formacioni zyrtar i Stoke Cityt: Butland; Zouma, Shawcross, Cameron; Diouf, Allen, Fletcher, Pieters; Shaqiri, Jese; Choupo-Moting.
Formacioni zyrtar i Arsenalit: Cech; Mustafi, Monreal, Kolasinac; Bellerin, Ramsey, Xhaka, Oxlade-Chamberlain; Ozil, Welbeck; Lacazette.
/Telegrafi/