Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Southampton është nikoqir i Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për 1\16-të e Kupës FA, ku Shkodran Mustafi është titullar te skuadra e Arsene Wengerit, ndërsa Granit Xhaka është në vuajtje të dënimit prej katër ndeshjeve mos-lojë.
Të dy skuadrat kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime, por me formacionet të forta, pasi Kupa FA është një garë që të gjithë duan ta fitojnë.
Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe fituesi kualifikohet direkt, ndërsa në rast barazimi zhvillohet edhe ndeshja e kthimit. /Telegrafi/
Southampton: Lewis; Martina, Gardos, Stephens, McQueen; Reed, Clasie, Hojbjerg; Sims, Long, Isgrove.
Arsenal: Ospina; Bellerin, Mustafi, Holding, Gibbs; Chamberlain, Maitland-Niles; Walcott, Reine-Adelaide, Perez; Welbeck.