Në “Elbasan Arena”, Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon ndeshjen miqësore kundër Jordanisë.
Kjo sfidë është një test i kuqezinjve para sfidës së të dielës kundër Izraelit, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Trajneri Christian Panucci pret të marrë disa përgjigje shumë të rëndësishme nga futbollistët e tij.
Theksi në dy seancat e vetme stërvitore është vënë në përgatitjen tekniko-taktike.
Formacioni zyrtar i Kombëtares së Shqipërisë: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mavraj, Binaku, Xhaka, Mihaj, Ramadani, Gavazaj, Grezda, Manaj.
Formacioni zyrtar i Kombëtares së Jordanisë: Yaseen, Shilbaya, Khattab, Abdullarman, Alarab, Murjan, Al Samrieh, Bakheet, Bani Attiah, Al Basha, Hamdouni.
Shqipëria kërkon triumfin për ta rritur vetëbesimin para ndeshjes ndaj Izraelit. /Telegrafi/