Telegrafi

Formacionet zyrtare: Shqipëria kërkon suksesin e dytë në Ligën e Kombeve përballë Skocisë

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve si mysafir i Skocisë.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 1 të ligës 3, grup ky i cili përbëhet nga vetëm tre skuadra, Shqipëria, Skocia dhe Izraeli.

Pas suksesit të siguruar dy ditë më parë në Elbasan Arena, Christian Panucci ka bërë planin e lojës për mbrëmjen e sotme (e hënë).

Formacioni startues i Skocisë: McGregor, O’Donnell, Robertson, Souttar, Mulgrew, Tierney, McGinn, McDonald, Naismith, McGregor, Russell.

Formacioni startues i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Egzon Binaku, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Berat Xhimshiti, Ledian Memushaj, Emanuele Ndoj, Sabien Lilaj, Taulant Xhaka, Bekim Balaj, Enis Gavazaj.

Shqipëria pritet të jetë një skuadër më e kujdesshme dhe e rreshtuar më shumë në mbrojtje, me qëllimin për nxjerrë një rezultat pozitiv.

Edhe barazimi është rezultat i mirë për kuqezinjtë, të cilët do të kishin katër pikë pas dy ndeshjesh. /Telegrafi/