Shqipëria do të jetë nikoqirë i San Marinon, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas një fitoreje ndaj Hungarisë me rezultat 1-0. Shqipëria ka 9 pikë deri tani.
Në anën tjetër San Marino është më e dobëta e grupit pa asnjë pikë.
Edy Reja në këtë ndeshje vjen me emra si Nedim Bajrami, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.
Shqipëria: Strakosha, Mihaj, Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Bajrami, Bare, Trashi, Laci, Uzuni, Manaj.
San Marino: Benedettin, Manuel, Fabri, Brolli, Palazzi, Grandoni, Hirsch, Golinucci, A. Golinucci, Tomassini, Nanni.
/Telegrafi/