Shqipëria sfidon Izraelin në ndeshjen e dytë në grup, në Ligën e Kombeve, teksa do të synojë fitoren e parë, që do të ngjiste kuqezinjtë në krye të renditjes.
Pas barazimit me Islandën katër ditë më parë, trajneri Reja ka bërë plot pesë ndryshime në formacion, duke ulur në stol Marash Kumbullën, Klaus Gjasulën, Endrj Çekiçin e Taulant Seferin, teksa Sokol Cikalleshi po kalon një gjendje gripale.
Marrin vendin në formacion Federkc Veseli në treshen e mbrojtjes, dyshja e Empolit Asllani-Bajrami dhe Uzuni e Armando Broja në majë të sulmit, që do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë.
Nga ana tjetër, Izraeli e nis me skemën 4-3-3 aty ku Solomon i Shakthar Donetsk, Weissman i Valladollid dhe Abada i Celtic.
Shqipëria: Berisha, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Hysaj, Balliu, Asllani, Abrashi, Bajrami, Broja, Uzuni.
Izraeli: Marciano, Leidner, Miguel Vitor, Goldberg, Dasa, Jaber, Peretz, Karzev, Solomon, Weissman, Abada