Shqipëria dhe Hungaria do të takohen në kuadër të Grupit I në kualifikimet për Kupën e Botës.
Të dy kombëtaret i kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Ky takim është tejet vendimtar për kuqezinjtë tanë, pasi aktualisht kanë gjashtë pikë dhe u duhet medoemos fitorja.
Në anën tjetër, hungarezët kanë një pikë më shumë dhe në rast fitoreje mund të plasohen në vendin e dytë.
Formacioni startues i Shqipërisë: Berisha, Doka, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Abrashi, Gjasula, Trashi, Uzuni, Bajrami, Balaj.
Formacioni startuesi i Hungarisë: Gulacsi, Fiola, Orban, Szalai, Kleinheisler, Gazdag, Nagy, Lang, Botka, Szoboszlai, Sallai /Telegrafi/