Telegrafi

Formacionet zyrtare: Senegali i Mane dhe Egjipti i Salah luajnë për trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës

Në Olembe Stadium të kryeqytetit kamerunas, Yaounde, zhvillohet finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Në këtë finale të madhe vihen përballë Senegali i Sadio Mane dhe Egjipti i Mohamed Salah.

Për të arritur në këtë finale, senegalezët triumfuan përballë Burkina Fasos (3-1), kurse egjiptianët fituan pas penalltive ndaj nikoqirit, Kameron.

Përzgjedhësit Aliou Cisse dhe Carlos Queiroz i kanë përgatitur taktikat e tyre në kërkim për ta fituar trofeun e Kupës së Kombeve të Afrikës.

Formacioni startues i Senegalit: E.Mendy; B.Sarr, Koulibaly, Diallo, Ciss; N.Mendy, Gana Gueye, Kouyaté; I.Sarr, Diedhiou, Sadio Mane.

Formacioni startues i Egjiptit: Gabaski; Emam, Abdelmonem, El-Wensh, Fetouh; Elsulya, Elneny, Fathi; Salah, Mostafa, Marmoush.

/Telegrafi/