Telegrafi

Formacionet zyrtare, Salzburg – Lazio: Berisha dhe Strakosha e nisin nga minuta e parë

Lazio ka arritur të fitojë ndeshjen e parë 4-2 përballë skuadrës austriake Red Bull Salzburg.

Ndeshja e kthimit çerekfinale në Ligën e Evropës do të luhet në Austri ku vendasit do të tentojnë përmbysjen e madhe.

Lazio llogaritet favorit për të kaluar tutje, por Salzburg do të tentojë t’i befasojë italianët njësoj siç bën me Borussia Dortmundin.

Nga minuta e parë për vendasit do të paraqitet reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha që shënoi në ndeshjen e parë.

Ndërkohë për Lazion në portë do të jetë portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha.

Formacionet zyrtare:

RB Salzburg: Walke; Lainer, Caleta-Car, Ramalho, Ulmer; Haidara, Berisha, Chan, Schlager; Dabbur, Yabo.

Lazio: Strakosha; Luiz Felipe, De Vrij, Radu; Lulic, Milinkovic, Leiva, Parolo, Basta; Luis Alberto, Immobile. /Telegrafi/