Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ronaldo debuton me Juven në Ligën e Kampionëve kundër Valencias

Juventusi është mysafir i Valencias për ta zhvilluar ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Sfida e vlefshme për Grupin H do t’i vë përballë këto dy skuadra në Estadio Mestalla në Valencia të Spanjës.

Pritet të shihet një ndeshje interesante dhe hapur, duke qenë se të dyja ekipet do ta kërkojnë triumfin.

Do të shohim edhe një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Marcelino Garcia dhe Massimiliano Allegri.

Njëherësh, ky është debutimi i Cristiano Ronaldos me fanellën bardhezi në garën më të madhe evropiane për klube.

Formacioni startues i Valencias: Neto; Ruben Vezo, Murillo, Gabriel Paulista, Gaya; Soler, Parejo, Wass, Goncalo Guedes; Rodrigo, Batshuayi.

Banka rezervë e Valencias: Domenech, Gameiro, Cheryshev, Diakhaby, Torres, Piccini, Santi Mina.

Formacioni startues i Juventusit: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo.

Banka rezervë e Juventusit: Perin, Benatia, Rugani, Cuadrado, Can, Dybala, Douglas Costa.

Young Boys dhe Manchester Unitedi zhvillojnë ndeshjen tjetër në kuadër të këtij grupi. /Telegrafi/