Telegrafi

Formacionet zyrtare: Roma – Torino

Roma do të jetë nikoqir i Torinos në përballjen në kuadër të javës së 18-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 20:45, do të zhvillohet në stadiumin ‘Stadio Olimpico’.

Giallorossët në këtë takim do të jenë pa Davide Zappacosta dhe Bryan Cristanten, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Torino nuk mund të llogaris në Cristian Ansaldin dhe Daniele Baselli që janë po ashtu të lënduar, derisa Bremer është i përjashtuar me karton të kuq nga ndeshja e kaluar.

Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Florenzi, Mancini, Smalling, Kolarov; Veretout, Diawara; Zaniolo, Pellegrini, Perotti; Dzeko.

Formacioni startues i Torinos: Sirigu; Izzo, Nkoulou, Djidji; De Silvestri, Lukic, Rincon, Aina; Berenguer, Verdi; Belotti. /Telegrafi/