Roma është nikoqir i Juventusit në ndeshjen e xhiros së 37-të në Serie A.
Giallorossët tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe do të jetë kjo një përballje prestigji për skuadrën nga kryeqyteti italian.
🏟 Stadio Olimpico
⚽️ #RomaJuve
💛❤️ #ASRoma ❤️💛 pic.twitter.com/wDAoVi9wdZ— AS Roma (@OfficialASRoma) May 13, 2018
Bianconerët janë shumë pranë që të shpallen edhe zyrtarisht kampionë të Italisë për të shtatën herë radhazi dhe iu nevojitet vetëm një pikë për t’u konfirmuar edhe një herë si më i miri në Serie A.
Do të jetë një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Eusebio Di Francesco dhe Massimiliano Allegri.
For the second time this week, the Bianconeri enter the Olimpico with a 🏆 on the mind. 🏳 🏴#RomaJuve #FinoAllaFine pic.twitter.com/GAeq1TUZiJ
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) May 13, 2018
Formacioni zyrtar i Romës: Alisson; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; Under, Dzeko, El Shaarawy.
Formacioni zyrtar i Juventusit: Szczesny; De Sciglio, Barzagli, Rugani, Alex Sandro; Khedira, Pjanic; Bernardeschi, Dybala, Mandzukic; Higuain.
Në të njëjtën kohë edhe Napoli e zhvillon ndeshjen kundër Sampdorias. /Telegrafi/