Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali luan për triumf ndaj Bilbaos

Real Madridi është mysafir i Athletic Bilbaos në San Mames Barria për ndeshjen e javës së 18-të në La Liga.

Los Blancos synojnë ngritjen në tabelë, prandaj tri pikët janë objektiv i tyre në këtë përballje.

Bilbao është në vend të tetë në renditje me 26 pikë dhe ka për qëllim që të përfshihet në zonën evropiane.

Trajnerët Ernesto Valverde dhe Carlo Ancelotti i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe e kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të luajnë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Athletic Bilbaos: Unai Simon; De Marcos, Vivian, Paredes, Yuri; Zarraga, Vesga; Berenguer, Sancet, Nico Williams; Inaki Williams.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Nacho, Militao, Rudiger, Mendy; Ceballos, Camavinga, Fede Valverde; Asensio, Benzema, Vinicius.


/Telegrafi/