Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali luan për pozitën e parë ndaj Celticut

Real Madridi është nikoqir i Celticut në Santiago Bernabeu për ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos janë liderë në Grupin F me dhjetë pikë, por kanë vetëm një pikë më shumë se RB Leipzigu që mban vendin e dytë.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Ange Postecoglou i kanë zgjedhur lojtarët që do ta nisin sfidën nga minuta e parë.


Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Fede Valverde, Kroos, Modric; Asensio, Rodrygo, Vinicius.

Formacioni startues i Celticut: Hart; Juranovic, Starfelt, Jenz, Taylor; O’Riley, Hatate; Abada, Mooy, Maeda; Furuhashi.


Tutje në Grupin F, RB Leipzigu ka nëntë pikë, tri më shumë se kundërshtari i sotëm (e mërkurë), Shakhtar Donetsku që po ashtu është në garë për kualifikim, pasi në rast të fitores do të vazhdojë në fazën e eliminimit direkt në dëm të ekipit gjerman që do të luante në Ligën e Evropës.

Celticu (me dy pikë të arkëtuara) nuk ka ndonjë objektiv brenda këtij grupi, pasi është jashtë garave evropiane. /Telegrafi/