Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali kërkon tri pikë përballë Celta Vigos

Real Madridi është nikoqir i Celta Vigos në sfidën e javës së katërt në La Liga.

Los Blancos kanë regjistruar dy fitore dhe një barazim në tri xhirot e para dhe me fitore eventuale do të barazohet me liderët, Valencia dhe Atletico Madrid, në krye të tabelës.

Në anën tjetër, Celta i ka humbur dy ndeshje dhe ka barazuar në një tjetër.

Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Eduardo Coudet i kanë gati formacionet, me të cilat do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Nacho, Miguel; Casemiro, Modric, Valverde; Vini Jr, Benzema; Hazard.

Formacioni startues i Celta Vigos: Dituro; Hugo Mallo, Murillo, Araujo, Galan; Tapia, Brais Mendez, Denis Suarez; Cervi, Iago Aspas, Santi Mina.

/Telegrafi/