Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali kërkon të shkruajë historinë, Juve dëshiron të kthehet në maje të futbollit evropian

Në Millennium Stadium të Cardiffit në Uells zbresin lojtarët e Juventusit dhe Real Madridit për ta zhvilluar ndeshjen kryesore të sezonit – finalen e Ligës së Kampionëve.

Los Blancos janë kampioni në fuqi i garës më të madhe evropiane për klube dhe duan të bëhen klubi i parë që e fiton radhazi formatin aktual të Ligës së Kampionëve.

Nga ana tjetër, Bianconerët për herë të fundit e kanë fituar trofeun në vitin 1996 dhe që atëherë kjo është finalja e pestë që e zhvillojnë, ashtu që mendojnë se është koha për ta fituar.

Dy strategët, Massimiliano Allegri dhe Zinedine Zidane, kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat, të cilëve u besojnë më së shumti për sfidën e madhe.

Pritet të shihet se cili prej tyre dhe rreshtimi i cilit nga trajnerët do të rezultojë më i suksesshëm.

Formacioni startus i Juventusit: Buffon; Barzagli, Chiellini, Bonucci; Alves, Khedira, Pjanic, Sandro; Mandzukic, Dybala; Higuain.

Banka rezervë e Juventusit: Neto, Benatia, Lichtsteiner, Marchisio, Asamoah, Cuadrado, Lemina.

Formacioni startues i Real Madridit: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Isco, Benzema, Ronaldo.

Banka rezervë e Real Madridit: Casilla, Danilo, Nacho, Kovacic, Bale, Asensio, Morata.

/Telegrafi/

Exit mobile version