Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali kërkon çerekfinalen në përballjen ndaj Ajaxit

Real Madridi dhe Ajaxi e zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në Santiago Bernabeu.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Johan Cruyff Arena’, Los Blancos fituan me rezultat 2-1 duke e mposhtur skuadrën nikoqire para tifozëve të vet.

Dhe duke qenë se sfida kthyese zhvillohet në Madrid, Mbretërit janë favoritë për të siguruar pjesëmarrjen në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Trajnerët Santiago Solari dhe Erik ten Hag i kanë gati formacionet e tyre për këtë ndeshje të rëndësishme.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Courtois, Crvajal, Varane, Nacho, Reguilon, Modric, Kroos, Casemiro, Lucas V., Vinicius Jr., Benzema.

Formacioni zyrtar i Ajaxit: Onana, De Ligt, Van de Beek, Neres, Tadic, Mazraoui, Blind, Schone, De Jong, Ziyech, Tagliafico.

Ndeshja tjetër e të tetës së finales të martën mbrëma zhvillohet ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Tottenham Hotspur.  /Telegrafi/