Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali është favorit ndaj Bilbaos

Real Madridi është nikoqir i Athletic Bilbaos në ndeshjen e javës së 33-të në kampionatin spanjoll.

Los Blancos mbajnë vendin e tretë në tabelë dhe ndodhen jashtë garës për titull.

Megjithatë loja para tifozëve në Santiago Bernabeu u jep motiv shtesë për të qëndruar në pozitë sa më të lartë në tabelë.

Bilbao mban vendin e 13-të në tabelë dhe objektivi i vetëm këtë edicion është mbijetesa në elitën e futbollit spanjoll.

Trajnerët Zinedine Zidane dhe Jose Angel Ziganda i kanë gati formacionet për këtë përballje.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Keylor Navas, Carvajal, Sergio Ramos, Varane, Marcelo, Kroos, Modric, Asensio, Lucas Vazquez, Cristiano Ronaldo, Benzema.

Formacioni zyrtar i Athletic Bilbaos: Arrizabalaga, De Marcos, Nunez, I.Martinez, Balenziaga, San Jose, Iturraspe, I.Lekue, Raul Garcia, Cordoba, Williams.

/Telegrafi/