Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali kërkon gjysmëfinalen, Chelsea para një ‘misioni të pamundur’ për ta përmbysur rezultatin

Në Estadio Santiago Bernabeu zhvillohet ndeshja kthyese çerekfinale e Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.

Los Blancos janë favoritë për të vazhduar në gjysmëfinale falë triumfit prej 3-1 në sfidën e parë në Stamford Bridge.

Ndërkaq, Blutë janë përballë një misioni të pamundur për t’i përmbysur gjërat para tifozëve në Madrid.

Strategët Carlo Ancelotti dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë përballje dhe i kanë zgjedhur ekipet që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Nacho, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Fede Valverde, Benzema, Vinicius.

Formacioni startues i Chelsea: Mendy; James, Thiago Silva, Rudiger, Marcos Alonso; Kanté, Kovacic, Mount; Loftus-Cheek, Werner, Havertz.

/Telegrafi/