Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare: Reali dhe PSG në duelin vendimtar për një vend në çerekfinale

Estadio Santiago Bernabeu është arena e përballjes së madhe ndërmjet Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Këto dy skuadra janë në kërkim të një vendi në të tetën e finales së garës më të madhe evropiane për klube.

PSG e fitoi me rezultat 1-0 sfidën e parë në Parc des Princes me një gol të vonshëm të realizuar nga Kylian Mbappe.

Strategët Carlo Ancelotti dhe Mauricio Pochettino i kanë përgatitur taktikat e tyre dhe i kanë zgjedhur skuadrat që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Nacho; Valverde, Kroos, Modric; Asensio, Benzema, Vinicius.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes, Paredes, Pereira, Verratti, Messi, Mbappe, Neymar.

/Telegrafi/

Exit mobile version