Stadiumi ‘Alfredo Di Stefano’ është arena e përballjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat.
Los Blancos siguruan kualifikimin në këtë fazë duke eliminuar Liverpoolin me rezultat të përgjithshëm prej 3-1, ndërsa Blutë triumfuan përballë Portos (2-1).
Dy strategët, Zinedine Zidane dhe Thomas Tuchel, i kanë përgatitur taktikat dhe formacionet, me të cilat do ta nisin takimin.
Theksojmë që legjenda franceze në cilësinë e trajnerit ka luajtur në tri finale të Ligës së Kampionëve me Mbretërit dhe të tria i ka fituar.
Në anën tjetër, Tuchel luajti në finale të garës prestigjioze evropiane në edicionin e kaluar sa ishte trajner i Paris Saint-Germainit, por u mposht nga Bayern Munichu.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Varane, Militao, Nacho, Marcelo; Kroos, Casemiro, Modric; Benzema, Vinicius.
Formacioni startues i Chelseat:Mendy; Christensen, Thiago Silva, Rudiger; Azpilicueta, Kante, Jorginho, Chilwell; Pulisic, Werner, Mount.
/Telegrafi/